Sot rreth orës 08:00 në Batllavë të Podujevës është qëlluar për vdekje me armë zjarri një person i gjinisë mashkullore. Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin kur u vra.
“Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar policia.
Ndërsa, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se prokurori kujdestar i departamentit të Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes dhe se me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Sipas Prokurorisë, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka vdekur nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.
“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka vdekur nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer vepëen penale “Vrasja e rëndë”. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimin të rrethanave të këtij rasti”