Ekonomia Online
FUNDIT

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj avokatit A.T. për keqpërdorim të besimit

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj avokatit A.T. për keqpërdorim të besimit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj avokatit A.T., i cili dyshohet se ka keqpërdorur autorizimet e tij profesionale për përfitim të kundërligjshëm, duke dëmtuar financiarisht kompaninë “U.” SH.P.K me pronar Xh.K. Sipas aktakuzës, A.T. ka përvetësuar një shumë të hollash nga kompensimi i ndarë për të dëmtuarin, duke mos respektuar marrëveshjen e arritur […]

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj avokatit A.T., i cili dyshohet se ka keqpërdorur autorizimet e tij profesionale për përfitim të kundërligjshëm, duke dëmtuar financiarisht kompaninë “U.” SH.P.K me pronar Xh.K.

Sipas aktakuzës, A.T. ka përvetësuar një shumë të hollash nga kompensimi i ndarë për të dëmtuarin, duke mos respektuar marrëveshjen e arritur për përfaqësim.

Përveç ndjekjes penale për veprën “Keqpërdorim i besimit” nga neni 330 i KPRK-së, Prokuroria ka propozuar që ndaj tij të shqiptohet edhe masa plotësuese – ndalimi i ushtrimit të profesionit.

Prokuroria ka ritheksuar përkushtimin e saj në ndjekjen e veprave penale, veçanërisht atyre që cenojnë besimin dhe integritetin profesional.

Të ngjashme