Prokuroria ngriti 65 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza kundër shtatëdhjetepesë (75) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka paraqitur kërkesë për sekuestrim të përkohshëm pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se një (1) person nga Komuna e Prizrenit, është përfshirë në kryerjen e veprave penale ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

Një (1) pistoletë modeli GOLD custom ERIC 2010, 9 MM, me nr. serik N9933849;

Një (1) karikator i pistoletës;

Një (1) kartelë leje për armë shenjëtarie me nr.kartele GA1901280042760 në emër të N.T.;

Një (1) fishekë kalibër i panjohur;

Dhjetë (10) gëzhoja të fishekëve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale.Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë një (1) person për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim të përkohshëm pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se një (1) person nga Komuna e Prizrenit, është përfshirë në kryerjen e veprave penale ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të ngjashme