Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë

Prishtinë | 18 Sht 2025 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën ‘’Butrinti’’, në Prishtinë, në bashkëkryerje privojnë nga jeta të ndjerin E.G., dhe Z.G., dhe me atë rast me dashje dhe vetëdije vejnë në rrezik jetën e personave të tjerë.

I pandehuri L.H. ndodhet në masën e paraburgimit, ndërsa ndaj të pandehurve N.B., A.B. dhe K.G. kemi ngritur aktakuzën në mungesën e tyre për shkak se ndodhen ende në arrati.

Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, mirëpo të njëjtit ndodhen ende në arrati me qëllim shmangien e organeve të drejtësisë.

Të ngjashme