Prokuroria nis hetimet për shpërthimin në Ferizaj

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka filluar hetimet në lidhje me rastin e shpërthimit që ka ndodhur dje në restaurantin “Steak House” në Ferizaj,  ku si pasojë  e tij mbetën të lënduar 44 persona.

Dyshimet e para lidhur me këtë rast janë që ka shpërthyer një bombolë gazi dhe ky rast është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke mbledhur informatat e  nevojshme me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme