Prokuroria për 24 orë ngriti 60 kundër 66 personave

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetenjë (21) persona.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tre (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i rëndë trupor”. Ndërkaq, në Departamentin e  Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.  Prokurori kujdestar në  Departamentin e Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë katër persona të dyshuar për kryerje të veprave penale, dy (2) për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”,  një (1)persona për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”, dhe një (1) për veprën penale “Dhunë në familje”.  Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave të pandehur për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Sulmi”.  Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka ngritur gjithsej tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, ndaj gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në raste të ndara. Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale” Dhunimi”, dhe “Blerja ,posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, ndërsa Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh,  për shkak të  dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi”, “Armëmbajtje pa leje” dhe   “ Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu kjo prokurori,- Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh,  një person (1) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe dy (2) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimetkërkesat-personatBastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale/////
Prishtinë9 – 1173 – 3//
Prizren5 – 712 – 3 /
Pejë18 – 1941 – 2//
Gjilan6 – 615 – 5//
Gjakovë4 – 45///
Mitrovicë14 – 14////
Ferizaj4 – 53///
Totali60 – 662111 – 13//

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                      //////////////////////

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”,  dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndërkaq, Departamenti i Krimeve të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

3.      Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda është ndaluar për 48 orë një (1) i pandehur nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

4.      Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime me urdhër të prokurorit:

Në Departamentin e Përgjithshëm janë ndaluar katër persona të dyshuar, dy (2) për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”,  një (1)persona për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”, dhe një (1) për veprën penale “Dhunë në familje”.  

Kërkesë për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit dy (2) personave të pandehur për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Sulmi”. 

Aktakuzat:

Katër (4) aktakuza për veprën penale “Dhunë në familje”

Tri (3) aktakuzë për veprën penale   “Vjedhja shërbimeve”

Dy (2) aktakuza për veprën penale   “Vjedhja pyllit”

Dy (2) aktakuza për veprën penale   “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Dy (2) Aktakuzë për veprën penale   “Kanosja”

Aktakuzë për veprën penale  “Dhënia e ryshfetit”

Aktakuzë për veprën penale   “Falsifikimi i dokumenteve”

Aktakuzë për veprën penale   “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Aktakuzë për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Aktakuzë për veprën penale   “Lëndim i lehtë trupor”

5.      Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Shantazhi’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Trafikimi me njerëz’’, ndërsa kërkesa tjetër është paraqitur ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, njëra kërkesë ndaj një (1)  personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe njëra kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Shantazhi’’.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë , janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në raste të ndara. Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale” Dhunimi”, dhe “Blerja ,posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” , ndërsa Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, , për shkak të  dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi”, “Armëmbajtje pa leje” dhe              “ Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm,  janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:

Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale” Vjedhje e rëndë”;

Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;                       Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.

7.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Narkotikë“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare“;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli“.

8.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për shkak se ekziston dyshimi se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”; dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.

Të ngjashme