Prokuroria për Krime Lufte (PKL) e Serbisë tash gati tre vjet nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për krime të luftës të kryera në Kosovë. Kështu thotë drejtoresha për Çështje Juridike të Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) në Beograd, Milica Kostiq, shkruan “Danas”, përcjell Koha Ditore .
FDH-ja thekson se Republika e Serbisë ka të drejtë të marrë vendim të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur. Por, një vendim i tillë politik nuk e liron nga detyrimi juridik që ka Serbia për të proceduar personat përgjegjës për krime lufte, të cilët janë në kompetencën e saj.