Prokuroria në Prishtinë ka thënë se më 5 gusht është bërë identifikimi i plotë i personit që u gjet i groposur në një arë në Baicë të Lipjanit dhe se është kryer autopsia dhe po zhvillohen hetime intensive.
“Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve”, njoftoi Prokuroria.
Enver Bajraktari do të varroset sot.