Prokuroria Speciale ka marrë vendim për pushim të hetimeve në 17 raste

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 12:39 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Reshat Millaku, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, ka raportuar para Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), për punën e kësaj prokurorie për periudhën kohore prill-qershor të këtij viti.

Millaku tha se në këtë periudhë kanë marrë vendim për pushim të hetimeve në 17 raste, raporton Ekonomia Online.

“…një rast për krime lufte, 5 raste keqpërdorim të detyrës zyrtare, 2 raste për shpërlaje të parave, 5 raste terrorizëm, 2 raste krim të organizuar, 1 rast administrimit dhe një rast për shpërdorim”, sqaroi Millaku.

Para anëtarëve të KPK-së, ka raportuar sot anëtarja e Komisionit për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve të nominuar nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit Prokurorial, Dëshirë Jusaj.

Jusaj, ka thënë se Komisioni ka ndërmarrë të gjitha veprimet siç parashihen në Rregullore për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial.

Ajo i njoftoi anëtarët e KPK-se, se gjatë periudhës sa konkursi ka qenë i hapur, është nominuar vetëm një kandidatë nga radhët e shoqërisë civile, Naim Osmani.

Komisioni ka vlerësuar se Osmani i ka plotësuar kushtet e parapara ligjore, mirëpo pasi që ligji ka paraparë që të nominohen së paku tre kandidatë nga radhët e shoqërisë civile, kanë vlerësuar se vetëm me një kandidat procedura e zgjedhjes së anëtarit të Këshillit nga radhët e shoqërisë civile nuk mund të vazhdohet më tutje.

Po sot, ka raportuar kryesuesi i Komisioni Zgjedhor i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arben Ismajli, për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarët e Këshillit Prokurorial nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit.

Kryesuesi Ismajli, para anëtarëve të KPK-së, tha se gjatë kohës sa ka qenë konkursi i hapur janë nominuar dy prokuror Bedrije Syla- Alshiqi dhe Xhevdet Bislimi.

Ndërkaq, me datë 7 nëntor 2017, ashtu siç është parapara në Vendim, është mbajtur procesi i votimit nga ku është zgjedhur anëtare e Këshillit, prokurorja, Bedrije Syla – Alshiqi.

Po ashtu, anëtarët e KPK-së, me 6 vota për dhe 3 kundër e kanë aprovuar kërkesën për transferim të Prokurorit, Besart Mustafa, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Të ngjashme