Prokuroria Speciale ngre një aktakuzë për terrorizëm

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 11:58 | Nga

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Gazmend Haliti.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër të pandehuri G.H., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se është vërtetuar se nga muaji gusht 2013 deri në shkurt 2014, i pandehuri G.H., ka marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste “ISIS” në Siri.

I njëjti person është shpallur fajtor në rastin “Badovci” dhe gjendet në paraburgim sipas rastit në fjalë.

Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme