Ekonomia Online
FUNDIT

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve për vrasjen në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve për vrasjen në Prizren

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe katër të tjerëve, të dyshuar për vrasjen e personit nga Kukësi me inicialet V.C, raporton Ekonomia Online. Prokuroria Speciale, ka njoftuar të martën se i pandehuri D.H., akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 […]

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe katër të tjerëve, të dyshuar për vrasjen e personit nga Kukësi me inicialet V.C, raporton Ekonomia Online.

Prokuroria Speciale, ka njoftuar të martën se i pandehuri D.H., akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të pandehurit R.S dhe B.M. akuzohen për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’ nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’ nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të ngjashme