Prokuroria Speciale nis hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Pas deklarimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur nga laboratori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), konkretisht nga laboratori i toksikologjisë, Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë kanë nisur hetimet.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim isufaj.

Ai shkurt tha se kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

“Po kemi nisur hetimet. Është ende herët për të thënë më shumë”, tha Isufaj. 

Të ngjashme