Hetimet në rastin Grabovci zgjerohen edhe me 7 zyrtarë

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 14:54 | Nga

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimit në rastin e përgjimeve, i cili fillimisht është iniciuar kundër të pandehurit Adem Grabovci, deputet dhe ish-kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Hetimet janë zgjeruar edhe kundër shtatë zyrtarëve të tjerë: Arbenita Pajaziti, ish-shefe e Njësisë për Furnizim në Departamentin e Farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë; Ilhami Gashi, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme; Besim Beqaj, ish-ministër në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik; Njazi Kryeziu ish-kryesues i Kuvendit në Komunën e Prizrenit; Zenun Pajaziti, deputet i Kuvendit të Kosovës; Fatmir Shurdhaj, ish-zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Sedat Gashi, ish-këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të KPRK dhe “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme