Prokuroria Themelore në Ferizaj ndalon një person për sulm fizik

Ferizaj | 19 Pri 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online


Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, përmes një njoftimi për medie ka njoftuar se me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin E.H., i cili ka sulmuar fizikisht viktimën GJ.K., dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm,  njofton se me urdhër të prokurorit  është ndaluar për 48 orë  i dyshuari  E.H., sepse i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën GJ.K., të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore,  andaj ekziston dyshimi  se i njëjti kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186. par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). “, thuhet në njoftim.

Të ngjashme