Rreshteri policor Muhamed Lika ishte vrarë pak minuta pasi kishte dalë nga stacioni policor në Kaçanik aty ku po punonte në ndërrimin e pasdites më 1 prill 2025.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë në muajin dhjetor për vrasjen që tronditi shoqërinë.
Në aktakuzën të cilën e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se pas veprimeve hetimore duke u bazuar ne analizimin e video incizimeve te marra nga lokacionet afër vendit te ngjarjes dhe deklaratave te dëshmitarëve vërtetohen faktet dhe veprimet e te pandehurve.
Në bazë të aktakuzës, i mituri R.B., me datë 01.04.2025 rreth orës 22:58, ne baze te video incizimeve te marra nga kamerat e sigurisë te vendosura ne lokalin “Te Luzha” dhe ordinancën stomatologjike “Te Mici” vërehet duke i shkuar mbrapa zyrtarit policor rreshter Muhamet Lika, me pas hyn ne objektin banesor dhe pas 47 sekondash del me vrap dhe largohet nga vendi i ngjarjes pas kryerjes se vrasjes.
Vëllai i tij Haki Bela, sipas prokurorisë me datë 01.04.2025 ne bazë te video incizimeve vërehet duke e përcjell zyrtarin policor rreshter Muhamet Lika prej momentit te daljes nga Stacioni Policor duke shkuar mbrapa tij ndërsa rreth 14 minuta pas vrasjes se te njëjtit nga i mituri Rejhan Bela shkon ne afërsi te vendit te ngjarjes duke qëndruar për pak kohe dhe largohet prej aty.
Një tjetër i pandehur në këtë rast është edhe Rilind Murati me date 01.04.2025 në bazë të video incizimeve te kamerave i njëjti vërehet duke u larguar se bashku me te dyshuarin, të miturin R.B., pas kryerjes se vrasjes.
Vatan Çaka i pandehuri tjetër me datë 01.04.2025 në bazë të video incizimeve vërehet në shoqërinë e dy të pandehurve R.B., dhe Rilind Murati, te cilët para ndodhjes se rastit te vrasjes vëreheshin duke e vëzhguar vendin e ngjarjes.
Dosja shpjegon edhe se i pandehuri Emond Lika me date 01.04.2025 ne bazë të video incizimeve vërehet në shoqërinë e të pandehurve Shkëlqim Kuka, me të cilin e kishin përcjell rreshterin Muhamet Lika pas daljes nga Stacioni Policor duke shkuar ne drejtim te banesës se tij, ku pasi qe viktima kalon dy te pandehurit te cilët kane qene me veturën opel, i pandehuri Edmond del nga vetura opel, pronë e të pandehurit Shkëlqim dhe vazhdon me veturën e tij golf 2 ne drejtim te vendit te kryerjes se aktit te vrasjes.
I pandehuri tjetër Shkëlqim Kuka me datë 01.04.2025 në bazë të video incizimeve ku ishte se bashku me te dyshuarin Edmond Lika me veturën e tij opel astra te cilën e kishin parkuar ne afërsi e stacionit policor dhe ne momentin qe viktima del nga stacioni policor dhe shkon ne drejtim te banesës se tij, i pandehuri Shkëlqim vazhdon me veturën e tij opel astra ne drejtim te vendit te kryerjes se veprës penale.
Dosja shpjegon edhe rolin e të pandehurit Diamant Gashi i cili del nga zbatimi i masave te veçanta hetimore dhe ishte vërtetuar se qe nga data 02.04.2025 e tutje përmes telefonit ka kontaktuar me te pandehurin Haki Bela dhe nga përgjimi vërtetohet fakti se ka strehuar, ofruar ndihme ne ushqim dhe gjera tjera te miturit R.B.
Prokuroria në Ferizaj ka thënë se nga te gjitha veprimet hetimore te ndërmarra dhe analizimit e video incizimeve është vërtetuar fakti se te pandehurit e lartcekur ne bashkëkryerje, duke planifikuar, përcjellë lëvizjen e te ndjerit rreshter Muhame Lika, me date 01.04.2025 rreth orës 23:00 ne ndërtesën ku i njëjti ka jetuar ne rrugën “Idriz Seferi”, ne mesin e shkalleve mes katit të dytë dhe të tretë i mituri R.B., ka kryer veprën e vrasjes ne bashkëkryerje duke u ndihmuar nga te pandehurit vëllai i tij Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka ndërsa i pandehuri Diamant Gashi duke e strehuar ne shtëpinë e tij te miturin R.B., ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryersve pas kryerjes se veprës penale”.