Prokurorja e parë e rastit të vrasjes së Agonis Tetajt më 2018 në Deçan, Sahide Gashi, në aktakuzën kundër të dyshuarit Shaban Gogaj, ka shfaqur dyshimet për manipulim të provave.
Në aktakuzë, në dy raste përmendet mundësia e manipulimit të provave, meqë nuk është bërë sigurua e vendit të ngjarjes deri në mbërritjen e Njësitit të Forenzikës së Krim Teknikës.
Ky rast ka marrë së fundi vëmendje të madhe, pasi i ati i viktimës, ka publikuar videon teksa shihet akti i vrasjes të të birit. Shfaqja e videos është bërë pasi Prokuroria në Pejë në fjalën përfundimtare e ka rikualifikuar veprën penale nga “vrasje e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”.
Dhe, kjo ka ndodhur dy ditë para se Gjykata Themelore në Pejë ta shpallë aktgjykimin ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj.
Donika Voca Gashi Dy ditë para se Gjykata Themelore në Pejë ta shpallë aktgjykimin ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, pamje të rënda janë publikuar, në të cilat shihet se si i akuzuari dy vjet më parë kishte qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur të riun Agonis Tetaj, derisa…
“Vërtetohet se Policia e Stacionit në Deçan, kryesisht nuk e ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes menjëherë pas rastit, siç kërkohet me rregullat e kriminalistikës. Për më tepër, në vendin ku është gjetur arma me të cilën është kryer vepra, kanë pasur qasje persona të ndryshëm civilë, familjarë si dhe policë të patrullës e hetues, të cilët kanë hapur sirtarët nën banak. Se çka kanë nxjerr apo futur, kamerat nuk e kapin atë pjesë fatkeqësisht dhe kjo ka ndodhur ende pa arritur Njësiti i Forenzikës së Krim Teknikës nga DRP në Pejë”, thuhet në aktakuzën e shkruar nga prokurorja Sahide Gashi.
Ndërkohë gjatë procesit, ajo është përjashtuar nga ky rast dhe lënda i është dorëzuar prokurorit Agron Uka.
Ky dyshim për manipulim të provave është shfaqur edhe në një pikë tjetër të aktakuzës së shkruar nga Gashi.
“Nga veprimet e policëve, në veçanti të Stacionit Policor në Deçan, ditën kritike pas rastit, të cilët shifen se si gjurmojnë sirtarin ku është gjetur arma me të cilën është kryer vepra, sikurse edhe personave civilë, lënë shumë për të dyshuar se ka pasur mundësi të manipulohet prova, sidomos kur edhe Krim Teknika ka gjetur fillimisht vetëm një armë dhe atë me të cilën është kryer vepra, derisa më vonë dikush nga policët i ka informuar se aty gjendet edhe një armë me gaz… duke pasur parasysh se arma me gaz ka qenë e futur në çantë, si ka pasur mundësi ta dinë policët se në atë çantë është kjo armë dhe atë me gaz. Në këto rrethana i mbetet Prokurorisë që të hetojë tutje”, thuhet në aktakuzë.
Sot familja e të ndjerit Agonis Tetaj ka kërkuar të ndërpritet aktgjykimi e të përjashtohet prokurori i rastit Agron Uka. Agonis Tetaj ishte qëlluar me armë për vdekje nga Shaban Gogaj në shtator të vitit 2018. Prokuroria në…
Sipas aktakuzës se Prokurorisë së Pejës, më 23 shtator të vitit 2018, në kompaninë “Gogaj AG”, Shaban Gogaj merr një telefonatë nga një person tjetër, e cila në aktakuzë është cilësuar si dëshmitare, nga e cila bisedë më pas shihet se acarohet.
Më tutje thuhet se i ndjeri Agonis Tetaj ishte larguar menjëherë në drejtim të stoqeve përballë tij për gati 5 metra, ndërsa bashkë me të largohen edhe dy dëshmitarët e rastit.
Sipas aktakuzës, Gogaj, pasi përfundon bisedën në telefon, nga sirtari nxjerr revolen e tij të tipit “Beretta”, e vendos karikatorin dhe e merr në shenjë të ndjerin Agonis Tetaj në kokë, duke e vrarë.
Në këtë rast i akuzuar është edhe Isuf Cacaj, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, dje, në të ditën kur u publikua videoja e aktit të vrasjes, është publikuar edhe një foto e prokurorit të rastit Agron Uka me avokatin e familjes Gogaj, Besnik Berisha, teksa qëndrojnë në një kafiteri.
Avokati Berisha në një postim në Facebook gjatë ditës së djeshme, ka mbrojtur qëndrimin e Prokurorisë për të rikualifikuar veprën, duke thënë se vrasja e Tetajt ishte “vetëm aksident tragjik e assesi vrasje me paramendim”.