Është promovuar libri “Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe” nga autori Enver Bytyçi, raporton Ekonomia Online.
Libri flet për ndryshimin e kufijve dhe problemet që ka Kosova me Serbinë.
Në libër ka personazhe pozitive dhe negative. Autori si personazh pozitiv e paraqet kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn, pasi sipas tij vetëm ai e ndali Presidentin Hashim Thaçi ta ndalë idenë për korrigjim kufijsh.
Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Muhamet Hamiti, tha se ky libër prek politikën e sotme dhe do të shërbej për të ardhmen.
“Gjatë diskutimeve të aspekteve të librit mund të preken çështjet që janë me interes edhe për politikën e sotme. Ky libër ka bosht tematikën me këtë aventurën e ndryshimit të kufijve dhe janë reagim ndaj një situate emergjente. Unë besoj se ky libër do të ketë me shumë interes për të ardhmen sepse këtu ka fakte. Vitin e fundit kemi shkruar dhe botuar duke kundërshtuar idetë e prekjeve të kufijve të Kosovës”, tha ai.
“Thaçi ka folur për korrigjim të kufijve dhe tash po thotë qe ndryshimin e kufijve nuk e kam diskutuar. Autori dëshmon analizon dhe merr qëndrim. Aventura për ndryshimin e kufijve ende nuk është ndalur dhe kjo ide do të ku dështohet nga forcat politike. Në shkrimet e Bytyçit jepet rëndësi e madhe e kundërshtimet e kryeministrit në detyrë të Haradinaj ,LDK-së dhe VV për ndryshimin e kufijve”.
“Në këtë pikë nuk do të pajtohemi plotësisht se Ramushi e ka ndal këtë sepse ai ka heq dorë si kryeministër dhe ia ka lënë në dorë Thaçit. Unë shpresoj që prej pësimeve do të marrim mësim të gjithë ,sepse ti hysh punës së rishikimit të çështjes së Kosovës do të krijonte pushtete në nivel të tretë. Pavarësia e Kosovës është arritja më e madhe e Kosovës dhe popullit Shqiptar në 100 vjetët e fundit. Këtu ka fakte citohen deklarata të rëndësishme të njerëzve. Ky libër është i rëndësishëm për faktet që nxjerr dhe analizat që bënë”.
Publicisti Skënder Maliqi tha se për këtë temë duhet të angazhohen të gjithë sepse rreziku nuk është larguar ende.
“Në këtë libër paraqitet një temë e kohës. Ndër publicistët më të zellshëm në këtë drejtim. Kjo vepra e fundit është sublimim i të gjithë veprave që ka shkruar deri sot. Korrigjimi i kufijve ka qenë një temë shumë e rrezikshme dhe na ka zënë të gjithëve të pa përgatitur. Nëse dikush ka pas pretendime që përmes kësaj ti mbulojë gabimet e veta gjatë qeverisjes ajo është dështim para popullit. Vepra është një temë mjaft qe ka prek shumë çka. Unë mendoj që për këtë temë është dashtë të angazhohen shumë njerëz sepse ende nuk është larguar korrigjimi i kufijve e cila është në dëm të shqiptarëve”.
Autori i librit Enver Bytyqi tha se tematika në këtë libër është ndarja e Kosovës.
“Thelbi i librit është pikërisht ndarja e Kosovës. Libri është i ndarë në 5 kapituj. Kosova është në fushatë elektorale dhe në fushatë çdo aktivitet merr konotacione politike. Dje Hashim Thaçi tha se çështja e kufijve të Kosovës po shfrytëzohet për marketing. Kosova një ndër problemet më të mëdha ka çështjet e definimit se çfarë po ndodh me Serbinë. Nëse Thaçi kërkon që mos të flitet për korrigjimin e kufijve ky është një gabim i madh sepse këtë donë dhe Vuqiç. Në libër thuhet se ndarja e Kosovës të qoj në krijimin e Serbisë së madhe. Ideja e ndarjes së kufijve është e vjetër , por atë që nuk mund ta bëjë Milloshi po e bënë Vuqiçi me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi”.
“Libri do të shërbejë edhe mbas 100 vjetëve si një dokument me fakte. Dokumentimi i kësaj çështje është shumë me rëndësi. Në libër ka personazhe negative dhe pozitive. Personazhi më pozitiv në libër del kryeministri në detyrë Haradinaj. Sepse vetëm Ramushi mund ta ndalë Presidentin e Kosovës për korrigjimin e kufijve. Vendosja e taksës ndaloj bisedimet me Serbinë dhe ky proces ishte i posaçëm për shkatërrimin e Kosovës. Pa njohjen e shtetit të Kosovës nuk mund të ketë bashkim kombëtar”.