Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të promovojë Strategjinë dhe Planin e Veprimit 2016 – 2020, për Zvogëlim të Rrezikut nga Fatkeqësitë.
Ky aktivitet mbështetet nga UNDP, si dhe në partneritet me Qeverinë Japoneze.
Në këtë aktivitet, do të jetë i pranishëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni si dhe përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë.