Pronarët e Manchester Cityt zbarkojnë në Prishtinë, do shikojnë ndeshjen Kosovë-Angli

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pas një rrugëtimi historik, sonte i jep fund kampanjes kualifikuese me ndeshjen ndaj Anglisë.

Anglia ka siguruar kualifikimin në ‘Euro 2020’, teksa Kosova nuk ka arritur ta bëj një gjë të tillë përmes kualifikimeve dhe mundësia e vetme tani mbetet te Liga e Kombeve.

Megjithatë, ndeshja e së dielës është e rëndësishme, për faktin se Anglia është Kombëtarja më e madhe që vjen në Prishtinë.

E në ‘Fadil Vokrri’ sonte do të këtë edhe mysafirë special. ‘Gazeta Olle’ mëson ekskluzivisht se në kryeqytetin kosovar ka zbarkuar edhe pronari i klubit të njohur anglez, Manchester Cityt, Sheikh Mansour me bashkpunëtorët e tij. Ata kanë ardhur në Prishtinë për të shikuar ndeshjen Kosovë-Angli, transmeton gazetametro.

Ndryshe, te Kosova pritet të startojë nga minuta e parë Aro Muriç, portieri që është pikërisht futbollist i kampionit anglez.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet sot me fillim prej orës 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme