Pronari i lokalit në Durrës organizoi dasmë, gjobitet me 1 milion lekë

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shtetit ka gjobitur me 1 milion lekë pronarin e një restoranti, ku ishte organizuar një dasmë.

Sipas njoftimit të policisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e policisë kanë evidentuar në Lagjen 6, Vardadhë, Sukth, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Për këtë subjekt me pronar shtetasin P. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1 milion lekë apo rreth 8 mijë euro.

“Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë kanë evidentuar në lagjen nr. 6, Vardadhë, Sukth, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin P. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme