Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur rreth propozimeve të reja të LVV-së për kryetar Kuvendi.
Në “Info Magazine” të Klan Kosova, Lushaku Sadriu tha se Dimal Basha, Arbërie Nagavci e Hekuran Murati [të propozuarit e sotëm për kryekuvendar], janë figura polarizuese, transmeton Klankosova.tv.
“Pjesa kryesore e seancës së sotme ishte se Lëvizja Vetëvendosje tentoi të bëj disa propozime të deputetëve, të cilët nga këndvështrimi jonë ishin personalitete polarizuese gjatë viteve të kaluara, dhe mendonim që këto personalitete nuk mund të tërheqin numrin e votave të nevojshme për bërjen e shumicës. Ashtu u dëshmua po ashtu. E pamë që asnjëri nga këta deputetë të propozuar nuk arriti që ta ketë shumicën”.