Grupi Parlamentar i AAK-së ka paraqitur propozimet e kësaj partie për deklaratën që do t`i dërgohet Bashkimit Evropian e ku kërkohet që shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi të mos vihet si kusht për liberalizimin e vizave.
Indeksonline ka siguruar draftin me propozimet e AAK-së, ku kërkohet që të ndryshohen disa fjalë dhe të fshihet tërësisht fjalia e fundit e draftit të deklaratës.
AAK i ka shënuar me ngjyrë ndryshimet që ka kërkuar të bëhen në deklaratë.