Propozimi i Ivica Daçiq për dialogun rreth Kosovës

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 08:40 | Nga

Zëvendëskryeministri i parë njëherit ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se gjatë dialogut për Kosovën me presidentin serb Aleksandar Vuçiq edhe një herë duhet të kontrolloet opsioni i “Demarkacionit” për “serbë dhe shqiptarët” e cila siç tha ai, është e ngjashme me mbrojtjen e serbëve ndër vite dhe se në qoftë se kjo nuk është e pranueshme, ai theksoi se serbët do të përpiqen për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

“Demarkacion ose sido që të quhet. Çka është serbe, çka është shqiptare. Në marrëveshjen në mes të serbëve dhe shqiptarëve është e mundur vetëm një zgjidhje e e qëndrueshme kompromisi, me një status të veçantë për Kishën tonë dhe me bashkësinë e komunave serbe në pjesën jugore të Kosovës”, ka thënë Daçiq në një artikull autorial për “Blic”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme