Propozimi i Konjufcës, Musliu-Shoshi: Ali Hoxha-Hoxhë Alia

Prishtinë | 04 Nën 2025 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Propozimin e Glauk Konjufcës për kryeministër Ariana Musliu-Shoshi e ka quajtur si opsion të njëjt.

“Ali Hoxha-Hoxhë Alia” është citati i deputetes për propozimin e radhës nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ali Hoxha — Hoxhë Alia, krejt njëjt!. Propozimi i Glauk Konjufcës si mandatar i ri nga Vetëvendosje vetëm sa e thellon krizën në të cilën ndodhemi. Për ta bërë Glaukun kryeministër duhen 61 nënshkrime, por duket se po e harrojnë që numrat nuk dalin me dëshira e as me propagandë. Populli mat me punë, besim e drejtësi” shkruan Musliu-Shoshi në reagim.

Të ngjashme