Numërimi mbrapsht vetëm se ka filluar për lindjen e foshnjës së Meghan dhe Harry, me pritje se çfarë ata do të vendosin ta quajnë vajzën e tyre e parë.
Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët mirëpritën djalin e tyre Archie në maj 2019, do të kenë fëmijën e tyre të dytë në javët e ardhshme.
Dhe një emër befasues është shfaqur dhe supozohet të jete “Philippa”, duke nderuar kështu gjyshin e ndjerë, Princin Filip, i cili vdiq në prill.
Diana, e cila është sigurisht emri i nënës së ndjerë të Harryt, mbetet prapa ndërsa Allegra dhe Elizabeth janë të tretët.
Meghan dhe Harry befasuan kur vendosën për emrin e djalit të tyre Archie, me sugjerimet e njohura në atë kohë nga Arthur, Charles dhe Albert.
Kushërira e Harryt, Princesha Eugenie gjithashtu e nderoi Filip në emrin e fëmijës së saj të parë, pasi lindi në shkurt me burrin Jack Brooksbank.
Çifti e quajtën djalin e tyre të ri August Philip Hawke Brooksbank.
Meghan, 39 vjeçe, dhe Harry, 36 vjeç, i thanë Oprah Winfrey në intervistën e tyre në mars që prisnin një vajzë të vogël pasi njoftuan shtatzëninë e tyre në ditën e Shën Valentinit.
“Për të pasur një djalë dhe pastaj një vajzë, çfarë mund të kërkoni më shumë? Por tani ne kemi familjen tonë. Ne do jemi katër tani”, tha Harry, pasi zbuloi fëmijën e dytë.
Harry në një intervistë të dhënë për revistën Vogue të Britanisë më parë deklaroi se dëshiron të ketë dy fëmijë.