Djali i Princit Harry feston ditëlindjen e dytë, kështu urohet nga Familja Mbretërore

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Llogaria zyrtare e familjes mbretërore në Twitter ka publikuar një foto te Archie që ditën kur ai lindi duke i bërë urimet më të mira vogëlushit i cili është në rresht të fronit.

Familja Mbretërore ka dërguar mesazh prekës Princit Harry dhe djalit të tij Archie në ditëlindjen e dytë.

Archie sot mbush dy vjet dhe këtë datë të veçantë do ta kaloj në LA me prindërit e tij.

Familja mbretërore shpërndau disa imazhe duke i uruar ditë të lumtur sot.

Clarence House e cila  përfaqëson Princin Charles dhe gruan Camilla, shkruajti: “Gëzuar ditëlindjen Archie, i cili mbush dy vjeç sot”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme