Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka ndërprerë qëndrimin në samitin e Commonwealth-it në Londër, për t’u kthyer në shtëpi, për shkak të plasjes së protestave.
Përplasjet kanë shpërthyer në Veri-Perëndim të vendit ku protestuesit po kërkoujnë punë, shtëpi dhe fund të korrupsionit.
Dyqanet janë plaçkitur, rrugët janë barrikaduar dhe automjete janë vendosur nëpër to gjithashtu.
Presidenti Ramaphosa, që udhëheqë vendin nga shkurti, ka inkurajuar investime në Afrikën e Jugut gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe.