Protesta e 10 shkurtit 2007, ku u patën vrarë dy protestues, ka qenë kundër pavarësisë se Kosovës

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 18:05 | Nga Berat Buzhala

Protesta e organizuar nga Albin Kurti, para 15 viteve, ku u patën vra dy protestues, nuk ka qenë për pavarësinë e Kosovës, ka qenë kundër pavarësisë se Kosovës.

Kjo proteste u pat dënuar ashpër prej krejt shteteve aleate, sepse po e rrezikonte procesin e bërjes se shtetit te Kosovës.

Kurrë mos e harroni, planin e Marti Ahtisaarit e patën refuzuar Serbia edhe Albin Kurti. Ky është fakt. Është fakt qe Albin pati deklaruar që asnjë shtet nuk do ta njohë Kosovën. Është fakt që pat deklaruar që Amerika nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Pra, nuk kanë kaluar 15 shekuj, kanë kaluar 15 vite. Në ndërkohë ne të tjerët nuk kemi kaluar nëpër dementi dhe amnezi. Nuk ka kuptim me rrejt krejt përnjëherë, veç pse po rren Albini edhe veç pse ky po don me manipulu me faktet historike.

Sikur t’i kishim besu Albinit dhe njerëzve të tij, sot Kosova do te kishte qene edhe me tutje problem krejtësisht i pazgjidhur, pa asnjë njohje e pa asnjë anëtarësim ndërkombëtar.

Për me ju bind që është kështu, shikojeni se si e kanë ilustruar komplet procesin e dialogut aktivistët e LVV-se. Ky në fillim është Marti Ahtisaari, këta qe e kanë shti kokën në b… e njani-tjetrit, kinse janë ekipi i shqiptarëve te Kosovës qe po merrnin pjesë në dialog.

Sigurisht që më të befasuarit sot do të ishin dy viktimat e asaj dite. Ata kanë menduar që Albini po lufton kundër Planit të Ahtisaarit, e jo qe Albini do të qeverisë me Planin e Ahtisaarit.

Nuk po them asgjë, thjeshtë po tregoj që shumë bre po rreni, edhe po inxhinieroni fakte të paqena.

Të ngjashme