Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar për protestën e 17 shkurtit, në mbështetje të çlirimtarëve të Hagë, duke thënë se ata duhet të kthehen në shtëpi.
Hamza përmes një postimi në Facebook tha se drejtësia për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, që e shpallën pavarësinë dhe e ndërtuan shtetin, siç u shpreh, është drejtësi për të gjithë ne.
“Drejtësi, jo politikë! Drejtësia për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, që e shpallën pavarësinë dhe e ndërtuan shtetin, është drejtësi për të gjithë ne”.
“Më 17 shkurt, në orën 14:00, bashkohemi me qytetarët e Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Është koha që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë luftëtarët e lirisë të kthehen në shtëpi”, ka shkruar Hamza.