Protesta e opozitës në Tiranë, thirrja e Ambasadës Amerikane: Qëndroni larg dhunës

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestën e sotme që të qëndrojnë larg dhunës.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv”, lexohet në deklaratën e Ambasadës Amerikane./Top Channel

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme