Një protestë e zhvilluar nga një restorant në Prishtinë u bë lajm në të gjithë botën.
Mënyra e veçantë e kësaj proteste, tërheku vëmendjen edhe të medieve botërore.
Rrjeti evropian i televizionit, EuroNews, ka shkruar një artikull për këtë protestë, dukë thënë se pronari kosovar i restorantit, Petrit Kllokoqi po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve, për shkak të masave antiCOVID që ka marrë Qeveria e Kosovës.
“Petrit Kllokoqi, pronari i restorantit Bagolina në kryeqytetin e Prishtinës ka mbushur karriget e tij me manekina të veshura, ku duken se janë duke ngrënë mëngjes dhe drekë, të kompletuar me menu dhe shishe verë. Kllokoqi, i cili është kryetari i Shoqatës Kosovare të Gastronomisë, thotë se ai po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve”, thuhet në artikullin e tyre.
Kllokoqi gjatë ditës së djeshme tha për Ekonomia Online, se përmes kësaj proteste kreative kanë dashur që të tregojnë se si do të duhej të dukej lokali në këtë kohë.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës që nga data 7 prill ka mbyllur gastronominë dhe të gjitha qendrat tregtare për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
LEXO EDHE: