Protesta në Bullgari, kundërshtohen ndryshimet kushtetuese

Protestors shout slogans and wave Bulgarian national flags during an anti-government protest in Sofia, on July 11, 2020. - The Bulgarian President called on July 11, 2020 for the resignation of the government and the chief prosecutor after clashes between demonstrators and police left at least five injured and lead to around twenty arrests. (Photo by NIKOLAY DOYCHINOV / AFP)
Prishtinë | 02 Sht 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Sofia, kryeqyteti i Bullgarisë, po përjeton ditën më të rëndë që nga fillimi i protestave anti-qeveritare, ku po kundërshtohen ndryshimet kushtetuese te propozuara nga partia e kryeministrit Boyko Borisov.

Protesta e ditës së sotme përkoi me mbledhjen e parlamentit të vendit, ku u diskutuan ndryshimet kushtetuese të propozuara nga ‘GERB’, partia e qendrës së djathtë e kryeministrit Boyko Borisov dhe kjo po shihet si tendencë e tij, që kabineti qeveritar të mund ta zgjasë mandatin deri në mars të vitit 2021, atëherë kur edhe janë planifikuar të mbahen edhe zgjedhjet e ardhshme në vend.

Edhe pse ndryshimet kushtetuese i propozoi Borisov, ai nuk u duk sot në parlament.

Nga ana tjetër edhe presidenti bullgar, Rumen Radev i cili është në konflikt të vazhdueshëm me Borisovin dhe me prokurorin Ivan Geshev, thotë se ai dëshiron të tregojë autoritetin.

“Nuk ka rëndësi se çfarë thotë ose nuk thotë Borisov”, tha Radev.

“Imazhi i vendit është dëmtuar në mediat perendimore, nga mosgadishëmria e kryeministrit për të dhënë dorëheqje; e vetmja rrugëdalje është ajo paqësorja”, tha presidenti Radev.

Protestuesit gjatë të mërkurës u përleshën edhe me policinë ku pati edhe të arrestuar njoftoi ministria e Brendshme, shkruan Balkaninsight.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme