Protesta në Hong Kong, Kina dënon incidentet e tmerrshme

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Kina ka dënuar protestat anti-qeveritare në Hong Kong si “incidente të tmerrshme” që kanë shkaktuar “dëmtime serioze në sundimin e ligjit”.

“Ne shpresojmë që njerëzit do të qëndrojnë të vendosur në mbrojtjen e sundimit të ligjit,” tha një zëdhënës i zyrës së çështjeve të Hong Kongut dhe Makaos [HKMAO].

Këto deklarata shënojnë një ndërhyrje të rrallë nga zyra e politikës kryesore të Kinës në Hong Kong.

Në Hong Kong ka pasur tetë javë të njëpasnjëshme protesta anti-qeveritare.

Gjatë fundjavës pati përplasje të dhunshme, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës dhe plumba gome mbi protestuesit. Disa prej tyre edhe ngritën barrikada në disa vende të ndryshme në qytet.

Të ngjashme