Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Prishtinë | 14 Kor 2026 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 45-të, ndërsa aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Para selisë së qeverisë, protestuesit kanë mbajtur fjalime dhe kanë përsëritur kërkesat e tyre, ndërsa më pas kanë vijuar marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me pankarta dhe flamuj.

Organizatorët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, si dhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Protestat kanë vijuar për disa javë në Tiranë, me thirrje për ndryshime politike dhe reforma në sistemin zgjedhor e institucional.

Të ngjashme