Protestat kundër korrupsionit në Liban hyjnë në muajin e katërt

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit libanezë i kanë bllokuar disa rrugë të rëndësishme në mbarë vendin të premten për të shprehur pakënaqësi ndaj elitës politike, të cilën po e akuzojnë për shkallë të lartë të korrupsionit.

Tubimet kundër qeverisë kishin filluar më 17 tetor të vitit të kaluar dhe po vazhdojnë edhe në muajin e vitit të ri. Ata po kërkojnë që të formohet sa më shpejt qeveria e re në mënyrë që të zgjidhen problemet ekonomike.

Protestuesit po kërkojnë që kabineti i ri të përbëhet vetëm nga ekspertët e pavarur dhe nga pushteti të përjashtohen plotësisht partitë politike tradicionale.

Në pjesën qendrore të Bejrutit, dhjetëra protestues qëndruan mes veturave të parkuara, duke e bllokuar një rrugë të rëndësishme që lidh pjesën lindore me atë perëndimore.

“Nuk duam një qeveri me figura të maskuara politike. E kemi bllokuar rrugën me vetura, sepse këto nuk mund t’i lëvizë policia”, tha Marwan Karam, njëri prej protestuesve që kishte dalë në rrugë, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.

Një protestues tjetër tha: “Njerëzit po i humbin vendet e punës, çmimet janë ngritur, njerëzit nuk mund t’i paguajnë  nevojat e përditshme”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme