Kastrati: Manipulimi dhe përdorimi i fëmijëve në protesta i papranueshëm

Kamenicë | 05 Tet 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar pas protestës së sotme të disa prindërve në këtë komunë, që po kundërshtojnë reformën zgjedhore.

Ai ka thënë se protesta është e drejtë elementare, por që duhet bërë në bazë të rregullave dhe normave të përgjithshme.

Kastrati ka thënë se keqpërdorimi i fëmijëve në protesta është i papranueshëm.

Postimi i plotë i tij:

E drejta për protestë është e drejtë themeltare për komunikim me shtetin. Krahas kësaj ne inkurajojmë secilin qytetarë qe ta shfrytëzoj këtë të drejtë për secilën çështje që mendon ndryshe nga vendimet e institucioneve. Gjithsesi kjo duhet të bëhet duke respektuar rregullat dhe normat e përgjithshme.

I papranueshëm është keqpërdorimi i fëmijëve në protestë. Është absolutisht e ndaluar manipulimi me fëmijë dhe përdorimi i tyre në protesta, aq më keq kur këtë e bëjnë grupe të caktuara për interesa politike e personale.

Nxënësit nuk janë për me mbrojte kufirin. Nxënësit nuk janë për me realizua interesa përmes përdorimit të tyre. Fëmijët nuk janë për me nxjerr foto të dhimbshme e me kriju situata të ndjeshme. Fëmijët nuk janë për asnjë lloj përdorimi nga të tjerët.

E kemi obligim që të punojmë të gjithë ne të tjerët që secili fëmijë të ketë shkollim e jetë cilësore. Riorganizimi është për ta. Është i domosdoshëm për ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme