Protestat në Indi, kryeministri mbron ligjin e shtetësisë që po kundërshtohet

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Indisë Narendra Modi, ka mbrojtur ligjin e ri të qeverisë për shtetësi, pavarësisht protestave të mëdha që po zhvillohen kundër tij.

“Ne e kaluam këtë projekt-ligj për të ndihmuar të përndjekurit. Ne duhet të respektojmë deputetët e Indisë dhe parlamentin”, tha ai në një tubim në Delhi.

Më shumë se 20 njerëz kanë vdekur në dhjetë ditët e përplasjeve të nxitura nga ky ligj, të cilin kritikët po e shohin si anti-muslimanë.

Protestuesit kanë vazhduar të dalin në rrugë, megjithëse ka pasur ndalime nga ana e policisë.

Disa mijëra njerëz gjithashtu janë arrestuar dhe shërbimet e internetit janë pezulluar ndërsa autoritetet po luftojnë për të rivendosur rendin.

Ligji ofron amnisti për emigrantët e paligjshëm jomyslimanë nga tre vende fqinje.

Kritikët kanë frikë se ligji i ri – i njohur si Akti i Ndryshimit të Qytetarisë (CAA) – minon kushtetutën laike të Indisë.

Ai u miratua në fillim të këtij muaji dhe ofron amnisti për emigrantët e paligjshëm jomuslimanë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani.

Të ngjashme