Pesë persona kanë vdekur pasi i është vënë flaka një fabrike të rrobave nga plaçkitësit në afërsi të Santiagos – kryeqytetit të Kilit – në valën e protestave të dhunshme.
Ushtria dhe policia kanë përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve, derisa është vendosur edhe orë policore në qytetet e mëdha.
Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur tashmë në Santiago do të shtrihet edhe në qytetet në veri dhe jug të vendit, transmeton klankosova.
Trazirat, të nxitura nga rritja tashmë e suspenduar e tarifave të metros, janë përkeqësuar duke e reflektuar zemërimin mbi koston e jetesës dhe pabarazinë.
Në orët e vona të mbrëmjes presidenti Sebastián Piñera është deklaruar në media.
“Ne jemi në luftë kundër një armiku të fuqishëm i cili është i gatshëm të përdorë dhunën pa asnjë limit”.