Protestë kundër ngacmimeve seksuale në UP

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 08:19 | Nga

Para rektoratit të Universitetit Publik të Prishtinës sot do të mbahet mbahet tubimi kundër ngacmimeve seksuale në UP.

Ky tubim organizohet nga SKV, Grupi Anti-Seksist, Artpolis, USPE dhe ORCA

Në njoftimin për protestë theksohet se shkarkimi i ish-prorektores Pustina-Krasniqi nuk ka qenë “kërkesa e vetme e angazhimit tonë, prandaj angazhimi për plotësimin e kërkesave tjera, vazhdon”.

Kërkesat e paplotësuara ende janë:

1. Ndryshimi i Kodit të Etikës për Personelin Akademik dhe futja e ngacmimeve seksuale në dispozitat e tij. 2. Krijimi i Komisionit Hetues me pjesëmarrje të gjerë shoqërore për hetimin e ngacmimeve seksuale. 3. Kërkim falje nga Universiteti i Prishtinës për të gjitha rastet e ngacmimeve seksuale deri tani dhe për mungesën e veprimit për rastet e paraqitura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme