Sot në Gjakovë u organizua protestë paqësorë për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së Tomorr Morina.
Kjo protest u organizua nga Organizate e Veteranëve të luftës së UÇK, në këtë protest morrën pjesë qytetaë të shumtë familjarë dhe Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.
Protesta paqësore e organizuar për lirimin e luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morina sot i mblodhi të gjithë në Gjakovë.
Ardian Gjini u shpreh se “Secili prej nesh e kemi sot një mllef dhe me plot të drejtë. Është e pakuptimtë që ende njëzet vite pas lufte, ata që kanë kryer krime kërkojnë të na dënojnë. Tomorrin e duam sa më shpejtë në mesin tonë, në familjen e tij e mes miqëve” tha kryetari Gjini i cili gjithashtu theksoj që kryeministri i vendit ka zhvilluar biseda me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut dhe se shumë shpejtë gjithqka do të konkretizohet”.
Në këtë protestë të organizuar nga OVL-UÇK morrën pjesë qytetarë të shumtë, familjarë e bashkëluftëtarë të Tomorr-it.