Në sheshin “Times” të New York-ut është mbajtur protestë kundër sulmit me armë kimike që regjimi i Sirisë kreu në rajonin Han Shejhun të qytetit Idlib në Siri.
Pas pengimit për të dhënë llogari regjimi i Asadit për shkak të kundërshtimit të Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara disa organizata të shoqërisë civile opozitare siriane kanë marrë vendimin për protestë urgjente.
Protestuesit e mbledhur në sheshin “Times” kanë hapur një pankartë me mbishkrimin “Nuk mund të marrim frymë” që mban simbolin paralajmërues të kimikateve.
Duke kërkuar liri në Siri protestuesit kanë vendosur edhe maketet funerale të qefinosura në shesh për të tërhequr vëmendjen e opinionit për jetët e humbura në sulmin kimik, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të shpërndarë në protestë është theksuar se regjimi i Asadit që prej 6 vitesh por vret të pafajshmit ku dhe Rusia e Irani janë bërë pjesëmarrës në këto veprime që arrijnë në gjenocid.
Ndër të tjera në deklaratën ku kërkohet që regjimi dhe Rusia të ndalojnë menjëherë këto sulme, thuhet që SHBA-të dhe vendet e tjera perëndimore ti hapin dyert për refugjatët sirianë.
Gjithashtu në deklaratë është kërkuar që Bashar Asadi të gjykohet për krimet e kryera kundër njerëzimit.