Protestë para Ministrisë së Arsimit pas raportimeve për abuzim seksual ndaj të miturës në Prishtinë

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Një protestë do të mbahet sot para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pas raportimeve për abuzim seksual ndaj një të miture në Prishtinë.

Bëhet e ditur se protesta mbahet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Protesta do të mbahet në ora 12:00 para objektit të MASHTI-t.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka reaguar pas publikimit të një videoje në disa portale, sipas së cilës pretendohet se ka ndodhur një rast i abuzimit seksual në mes të nxënësve në oborrin e një shkolle në kryeqytet.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga zyrtarët e shkollës Policia ka pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për punë dhe mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit.

Të ngjashme