Protestë para MSh-së, infermierët kërkojnë vazhdimin e kontratave

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para Ministrisë së Shëndetësisë kanë protestuar numër i madh i infermierëve, duke kërkuar vazhdimin e kontratave, raporton Ekonomia Online.

Infermierët që ishin punësuar për nevojat e pandemisë kanë vendosur mantelet e punës nëpër objektin e MSH-së.

Egzon Seferi tha se po kërkojnë që në lloj mirënjohje tu vazhdohet kontrata, por që u kanë thënë se ka tepricë të infermierëve.

“Ne kërkuam që kontratat tona të vazhdohen si një lloj mirënjohje sidomos në kushte pandemie, neve edhe me ligj na ka takuar mëditja por nuk e kemi kërkuar asnjëherë”.

“Por përgjigja e sekretarit ishte që na mbylli gojën duke thënë që ka tepricë të infermierëve. Na pushoj nga puna dhe nuk na tha asgjë”, tha ai.

Edhe Linda Mustafa tha se do takohen me Valbon Krasniqin, ish drejtor i Klinikës Infektive dhe do të dorëzojnë peticionin që kanë mbledhur bashkë me infermierët, raporton EO.

Infermieri Enlirat Duraku, i cili kishte dalë në përkrahje të protestuesve, tha se këta infermierë janë diskriminuar dhe se duhet të jemi përjetësisht mirënjohës për punën që kanë bërë.

“Qëndrimi im lidhur me këtë protestë është se u është bërë një diskriminim, për mua është absurde, unë e ndjej moralisht të them që përjetësisht u jemi mirënjohës këtyre punëtorëve që na kanë ndihmuar, dhe punën që kanë bërë”, tha Duraku.

Ditë më para ata kanë protestuar edhe para Klinikës Infektive të QKUK-së.

Përderisa MSh-ja përmes një komunikate kishte sqaruar se infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj.

MSh-ja më tej ka thënë se ata ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

Të ngjashme