Një numër i madh i të rinjve kanë protestuar para selisë së EULEX-it, ku qëndroi për disa orë ish-presidenti Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online..
Në shenjë proteste, ata kanë kërkuar drejtësi dhe liri për ish-presidentin Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Siç shihet në fotot e EO, protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo politikë”, “S’kemi heronj për të sakrifikuar” e “Liria ka emër”.
Ish-presidenti Thaçi për herë të parë prej që është në paraburgim në Haga nga viti 2020, natën e kaluar ka qëndruar në Kosovë.
Pas qëndrimi të djeshëm në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe të varri i babait të tij, ai natën e ka kaluar në zyrat e EULEX-it në Kosovë.
Në këto zyra sot ai është vizituar nga tre vëllezërit e tij, e më pas edhe nga bashkëshortja, Lumnije.