Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me iniciativën e deputetit të LVV-së, Sami Kurteshi, është mbajtur protestë kundër homofobisë, në shenjë solidariteti me gruan rome që u sulmua në rrugët e Lipjanit, për të cilën pati zëra se është hajdute fëmijësh, raporton Ekonomia Online.
Kurteshi, u shpreh i zemëruar me pamjet që u publikuan dje në medie kundër një zonje të komunitetit rom.
“Dje ka ndodhur një sulm kur një njeri që rastwsishwm ka qenë grua është sulmuar nga një hrup i te rinjve qofshin nxënës të nxitur nga portalet dhe nga rrjetet e ndryshme në medie sociale për një grua, një njeri për të cilën janë shprehur dyshime të ndryshme pa asnjë bazë”, tha Kurteshi.
“Ajo që ma ngjarë dje në rrugët e Kosovës në Lipjan nuk është asgjë tjetër vetëm sulmi me brutal që ka mundur të i ngjaj një njeriu të pagjashëm në rrugën e vet duke ia cenuar dinjitetin e njeriut”, tha ai.
Kurteshi tha se ka kërkuar nga kryeparlamentari që të diskutohet në Kuvend kjo temë por që është refuzuar.
“Sot si deputet kam kërkuar nga kryetari i Kuvendit që kjo çështje të ngritet në Kuvend dhe gë deklarohet për ketë sulm brutal mbi dinjitetin e njeriut kjo nuk është lejuar sepse nuk është e rastësishme ajo që ka ndodhur dje kjo dëshmon për gjendjen e mjerë për etiken e njerëzve në Kosovë dhe për gjendjen e mjetë që kemi në shkolla për edukimin e fëmijëve, për një gjendje kriminale në portale dhe medie të Kosovës që mund të ngritin akuza dhe organizojnë ndjekje te shtrigave në Kosovë pa asnjë përgjegjësi”, tha ai.
“Ftoj organet e rendit që të merret me këtë rast sot menjëherë sepse është sulmi me I rendë që mund të bëhet për dinjitetin e njeriut, këtë nuk duhet lejuar të ndodhë në Kosovë”, tha Kurteshi.
Luljeta Aliu, po ashtu bëri thirrje që ngjarjet e tilla të mos ndodhin më dhe mediet të verifikojnë lajmet të cilat nxisin urrejtje, raporton EO.
“Nuk e njoh personin në fjalë me rendësi është se bëhet një urrejtje kaq lehtë në popullin tonë dhe kur personi është i pambrojtur dhe qytetarët reagojnë ndërsa ka dhuna në institucione dhe ne heshtim, vesoj se kjo duhet insitucionalisht me u adresuar, me u gjet portalet që në mënyrë të pavërtetuar shpërndajnë lajme dhe kanë nxitur dhunën ato portale duhet ndëshkuar”, tha ajo.