Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, sot organizon protestë në përkrahje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Protesta do të mbahet në mesditë në qendër të qytetit.
“Në këtë situatë kur Ramushi ndalet në Francë, jemi dëshmitarë të disa lëvizjeve si treni, pastaj paralajmërimet për formim të Asociacionit e sidomos deklaratave se demarkacionit duhet të kalojë shpejtë në muajin shkurt, që në fakt janë të habitshme pse po ndodhin mu tani kur kryetari Haradinaj nuk është këtu”, ka thënë një ditë më herët, kryetari i këtij subjekti në Pejë, Fatmir Gashi.
Ai e ka cilësuar ndalimin e Haradinajt tërësisht politik.
Potetesa në mbështetje të ish-kryeministrit deri tani janë mbajtur në shumë qytete të Kosovës por edhe në shtete të jashtme