“Protestoj”: S’i ndalim protestat deri në dorëheqjen e Grabovcit dhe të tjerëve

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 12:40 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

#Protestoj, iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu bashkohen nesër në protestën e tyre, prej orës 17:00 te Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për aferën e publikimit të përgjimeve “Pronto II” duke kërkuar dorëheqjen e Adem Grabovcit dhe të tjerëve që janë të përfshirë në këtë aferë.

Ata pas kësaj iu drejtuan selisë së PDK-së duke u deklaruar para mediave se protestat e tyre nuk do të ndalen derisa të arrihet drejtësia politike dhe institucionale, derisa të bëhet dorëheqja e të përfshirëve të aferës “Pronto II” dhe ndjekja penale e tyre.

Protestoi, u deklarua se “ne qytetarët me vullnetin e tonë do të vazhdojmë të organizohemi deri në dorëheqjen e Grabovcit dhe të atyre që kanë përfituar nga veprimet e tij”.

Grupi i qytetarëve protestues, Partinë Demokratike të Kosovës e quajti “Pronto Departamenti i Korrupsionit” dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin udhëheqës të saj.

protestoj

pronto

Të ngjashme