Banorët e komunës së Pejës do të protestojnë për të kundërshtuar ndërtimin e autostradës Pejë-Zahaq.
Ata po kërkojnë zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e kushteve për qarkullim të lirë.
“Me datën 12.07.2019 në orën 14:00 në Qyshkë afër objektit Proton qeramikës, banorët e Qyshkut, Pavlanit dhe Bllagajës dhe komuniteti i bizneseve në këtë lokacion mbajnë protestën e radhës për zhbllokimin e rrugës nga barrierat në relacionin Pejë-Zahaq dhe për krijimin e kushteve për qarkullim të lirë”, thuhet në njoftimin e Këshillit organizativë.
Sipas tyre shteti ndërton infrastrukturë për të përmirësuar jetën e qytetarëve e jo për ta vështirësuar atë.