Banorët e Veternikut të Prishtinës protestuan sot për shkak të kanalizimit të hapur që u kalon afër shtëpive.
Sipas tyre era që po shkakton ky kanalizim tani është bërë e padurueshme. Ata thanë se kanë frike edhe nga përhapja e ndonjë epidemie për shkak edhe te mushkonjave të shumta që po mblidhen në atë vend.
Banorët e kësaj lagjeje paralajmëruan se nëse nuk merren masa, ata do t’i radikalizojnë protestat deri në bllokimin e rrugëve.