Protestojnë klubet e Notit – Ndalohen nga Policia, tentuan të futen brenda MKRS-së

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 10:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klubet e Federatës së Notit të Kosovës, të hënën kanë protestuar para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Shkak i kësaj proteste, sipas tyre, ishte injorimi që po u bëhet nga ky dikaster, si dhe ndërhyrjet politike në këtë federatë, raporton Ekonomia Online.

Anëtarët e klubeve tentuan të futen në ndërtesën e MKRS-së, por që u ndaluan nga Policia e Kosovës.

Kryetari i Federatës së Notit, Astrit Haliti, tha se kanë kërkuar nga ministri Çeku që t’i presë në takim por që është refuzuar me arsyetimin se u duhet edhe një kërkesë të re. Këtë sipas Halitit e kanë bërë dhe se tanë janë në pritje të konfirmimit.

“Ne të gjitha dokumentet e mundshme ministrit ia kemi dorëzuar, edhe dokumentet e Kuvendit edhe kërkesat e tjera me shkrim të secilit klub, domethënë krejt procedurat edhe procedurat ligjore i kemi ndjek, tash ministri po dojka me e bë edhe një kërkesë dhe ne gjatë ditës së sotme do t’ia bëjmë atë kërkesë dhe do ta shohim se kur po dëshiron të na presë në takim”, tha Haliti.

Kryetari i Federatës së Notit të Kosovës gjithashtu tha se do ta bëjnë një kërkesë për takim me ministrin sot dhe nëse arsyeja e mospritjes në takim është ai personalisht atëherë ministri Çeku të takohet me klubet e tjera.

 “Ne sot do ta bëjmë edhe një kërkesë edhe të kqyrim deri kur ka afat me na u përgjigj në kërkesën që ia bëjmë për me na pritë në takim. Në qoftë se mendon që ne jemi që s’duhet me na prit atëherë besoj na e kthen një kërkesë që sduhet me na prit dhe besoj problemi është që secili prej juve krejt dëmet që i keni në realitet ish dashtë me ia paraqit ministrit, nëse ministri ka ndonjë averzioni ndaj meje personalisht atëherë mundet mos me më prit mua në takim por duhet më iu pritë juve si klube”, tha Haliti.

Të ngjashme